Skenari! Nëse Salianji nuk dorëzohet, do arrestohet në seli! Gjykata e Apelit zbadh vendimin
Shkresa në lidhje me skenarin e arrestimit të demokratit Ervin Salianji i dorëzohet Policisë.
Sipas informacioneve, nëse Salianji nuk dorëzohet, do të arrestohet në selinë e Partisë Demokratike.
Kur kanë mbetur orët e fundit të lirisë para se të ekzekutohet vendimi i formës së prerë të gjykatës së Apelit që e dënon me 1 vit burg, deputeti i PD-së Ervin Salianji doli në një konferencë për median nga selia e PD-së.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë më dorë vendimin e prokurorisë së Tiranës që kërkon të ekzekutohet vendimi i cili e shpalli fajtor Ervin Salianji për akuzën “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”.
Salianji thotë se vendimi është i përgatitur nga kryeministri Edi Rama si vendimmarrje politike ndërsa gjyqtarët e trupit gjykues i quajti pupacë të tij.
Sakaq Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin e dhënë një ditë më parë për deputetin Ervin Salianji, i cili u shpall fajtor për kallëzim të rremë.
Apeli pranoi një kërkesë të avokatëve të Geron Xhafës për të marrë si provë një vendim për pushimin e hetimeve të dhënë nga gjykata e krimeve të rënda për klientin e tyre, por pas tërheqjes për shqyrtim, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar me një vit burg.
Më tej, thuhet se kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128