Soko: Shqipëria në rrugë të gabuar prej 34 vitesh, jemi kundër klasës së vjetër politike që ka çdo gjë

7 Janar 2025, 16:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Soko: Shqipëria në rrugë të gabuar prej 34 vitesh, jemi

Përmes një interviste në Ora News ,eksperti i ekonomisë nga Nisma Thurje Pano Soko tha se Shqipëria është nisur në rrugë të gabuar qysh para 34 vitesh.

Ai shti se Ky është një rrugëtim për të ndryshuar një regjim politik dhe kjo do të dojë kohë dhe se partitë e reja duhet të jenë kundër partive të vjetra.

Soko: Ne kemi dalë për të përmbushur një mision. Kjo Shqipëria është nisur në rrugë të gabuar dhe si ajo këshilla që e nis gabim në kopsën e parë duhet zhbërë edhe njëherë. Kemi mbetur në 34 vite në paradhomën e demokracisë dhe duhet të bëjmë një demokraci të drejtë dhe të mos lemë hapësira për autokratët. Kemi vuajtur shumë nga autokratët dhe korrupsioni.

Ne jemi një popull i vogël, por me shumë resurse që duhet të kishim një tjetër zhvillim. Ky është një rrugëtim për të ndryshuar një regjim politik dhe kjo do të dojë kohë. Në gjithë këtë mision që ia kemi vendosur vetes, për të vendosur një balancë pushtetesh dhe j një vend ky kryeministri është mbreti i gjithçkaje. Ne jemi kundër klasës së vjetër politike. E reja ka vetëm një armë; që është morali për ballë se vjetrës që ka çdo gjë.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128