Sot gjyqi në themel, avokati i Monika Kryemadhit mbetet jashtë, nuk pranon t’i kontrollohet çanta

24 Qershor 2026, 10:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Sot gjyqi në themel, avokati i Monika Kryemadhit mbetet jashtë, nuk

Ditën e sotme do të mbahet gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta, dhe Monika Kryemadhin. Ndërkohë mësohet se avokati i Kryemadhit, Redi Llanaj nuk ka hyrë ende në sallë.

Arsyeja për këtë, ashtu si ndodhi edhe në seancën e shkuar, mendohet të jetë bërë fakti që Llanaj nuk pranon që t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë. Shkaku përse Llanaj e kërkon këtë nuk dihet.

Ndërkohë kujtojmë se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale. Gjykata e Posaçme vendosi në 18 Mars që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presidenti po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Aktualisht SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

 

Po ndodh...