Sot seanca plenare, Rithemelimi paralajmëron sërish rrëmujë, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend. Berisha, Bardhi dhe 4 të tjerë të përjashtuar
7 December 2023, 08:25 / POLITIKË

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare. Teksa sot pritet të miratohet nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024, nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me zbatimin e aksionit të saj në Kuvend, me qëllim prishjen e seancës.
Nuk dihet nëse ish-kryeministri Sali Berisha, Gazment Bardhi, dhe 4 të tjerë do të jenë të pranishëm, pasi u përjashtuan dje për 10 ditë nga Kuvendi, nga Sekretariati i Etikës.
Kujtojmë se përveç Berishës dhe Bardhit u përjashtua Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti. Këta të fundit parashikohet që mos të lejohen të futen në sallë.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


