Sot seancë maratonë për buxhetin, nga bllokimi i rithemelimit, te skenarët e PS, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

20 Nëntor 2023, 09:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Sot seancë maratonë për buxhetin, nga bllokimi i rithemelimit, te
Në një kohë kur sot do të mblidhet Kuvendi, rithemelimi ka paralajmëruar se do të bllokojë sërish seancën plenare.

Ashtu siç edhe kanë deklaruar, ata do të tentojë të bllokojë punimet në shenjë kundërshtie për mospërmbushjen e 3 kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore. Ndërkohë, Kuvendi është parashikuar që të nisë në orën 10:00 në një seancë maratonë ku do të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit 2024, ndërkohë që opozita e ka kundërshtuar këtë buxhet. oOpozita nuk ka bërë asnjë hap pas sa i përket aksionit për bllokimin e parlamentit. Nga ana tjetër, as socialistët nuk parashikojnë të ndryshojnë skenar.

Sakaq, PS ka bërë me dije se buxheti mund të kalojë edhe pa debat parlamentar. Në rast se opozita vendos të ngujohet në sallën e Parlamentit, ekziston mundësia që seanca të zhvendoset në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Dy ditë më parë Gazment Bardhi publikoi një foto, ku sipas tij është dhënë urdhër që Garda të bllokojë sallën e seancave parlamentare, duke mos lejuar demokratët që të zbatojnë skenarin e përmbysjes së karrigeve. Nëse kjo që deklaroi Bardhi do të ndodhë, atëherë nuk dihet se çfarë skenari do të vërë në zbatim opozita. Sakaq, këto pretendime i hodhi poshtë Kuvendi, i cili theksoi se Nikolla nuk ka urdhëruar asnjë plan të veçante.

Po ndodh...

ide