Sot seancë plenare në Kuvend/ Pritet shqyrtimi për projektligjin e menaxhimit të mbetjeve

Deputetët mblidhen sot në seancë plenare, ku në rendin e ditësh parashikohet të shqyrtohet veprimtaria e disa institucioneve për vitin 2024.
Kuvendi do të shqyrtojë raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit, si dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Në rend të ditës gjithashtu është edhe shqyrtimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Kuvendi gjithashtu pritet të miratojë edhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

