Spahiu: Rama numëron 10 milionë turistë çdo ditë, por jo numrin e emigrantëve

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania turin që kryeministri Edi Rama pritet të nisë në Athinë më 12 maj ku do të zhvillojë takime me komunitetin shqiptar.
Sipas tij, Rama nuk ka asnjë të drejtë morale të shkojë të takojë shqiptarët në diasporë kur nuk ka zhvilluar asnjëherë një census për të përcaktuar numrin e tyre dhe nuk u ka siguruar ende të drejtën e votës.
“Rama ende nuk ka censusin e shqiptarëve në diasporë, është një çoban që nuk di sa dele ka dhe është një njëri pa inventar. Ai që çdo 24 orë numëron turistët e huaj, nuk di numrin e emigrantëve shqiptarë, kjo ose është e qëllimshme ose paaftësi e Ramës. I numëron çdo ditë dhe jo popullin e vet që jeton jashtë kufijve, kjo i heq të drejtën të shkojë te kjo pjesë. E dyta, Rama nuk duhet të shkojë në diasporë pa shkuar me kartën jeshile të njohjes së të drejtës së votës emigrantëve. Si mund të takosh me mijëra shqiptarë, që mendohet se janë rreth 2 mln në perëndim dhe nuk u njohim të drejtën e votës, e ka premtuar çdo vit dhe s’e ka bërë”, tha Spahiu.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

