Spaho pas përplasjeseve me policinë në Elbasan: Njëri nga civilët më ka goditur
29 Tetor 2024, 20:06 / POLITIKË

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka akuzuar policinë se kanë dhunuar protestuesit në Elbasan. Spaho tha gjithashtu se gjatë përplasjeve një nga efektivët civilë e ka goditur.
Ai tha se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan protestuesit dhe kështu arritën që të hapin edhe qarkullimin në rrugë.
“Policia na ka dhunuar. Njëri nga efektivët civilë më ka goditur. Ja dhashë përgjigjen që meritonte. Dukej që ishte një bandit në shërbim të regjimit. Kemi komunikuar me policinë dhe iu kemi thënë mos na provokoni. Ne kemi qenë mirëkuptues edhe me shoferët i kemi lejuar të kalojnë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan protestuesit dhe nisi përleshja që të hapnin rrugën.”, tha Spaho.
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Nga Roland Lami
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
Nga Mero Baze
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

