"SPAK dhe Dumani po përballen me 'dinosaurët' e 30 vjetëve", Poli Hoxha: Kulmi! Analistë e gazetarë dalin kundër drejtësisë...

24 Maj 2024, 00:33 / POLITIKË ALFA PRESS

"SPAK dhe Dumani po përballen me 'dinosaurët' e 30

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi dje tek Komisioni i Ligjeve dhe diskutimi vijon ende dhe sot për deklaratat e tij.

Analisti dhe gazetari Poli Hoxha shprehu mendimin dhe revoltën e tij për kritizerët e SPAK dhe Dumanit, pasi ata po përballen me 'dinosaurët' e 30 viteve, me përdhunues me njerëz që kanë miliona euro në gatishmëri.

'Kanë përpara dinosaurët e politikës në 30 vite. Kanë përpara ata që kanë milionët gati për të vrarë. Fatkeqësisht kanë dhe një pjesë të medias kundër.

Mirë politikanë që duan të mbrohen, por për hir të kësaj të hedhësh poshtë goditjen e njerëzve që kanë përdhunuar, ky është kulmi, nuk ka bërë vaki. Është turpi më i madh që gazetar, analistë dalin kundër drejtësisë. Jam i revoltuar..

Ky ishte një test edhe për opinionin, operacioni i fundit. nuk mund të jesh këtu socialist apo demokrat. Është e ardhmja e fëmijëve. Një çmenduri e vërtetë. Kur goditet kjo skemë, dhe ti thua ska bërë punë. Këtu është çështje e sigurisë, është çështje e shtetit ligjor. E dini pse demokracia amerikane funksionin, sepse ka shtet të fortë ligjor. Nuk pyet as për presidentin. Shteti ligjor liron dhe ekonominë. Këto janë vetëm për filma. Këto që janë realitet, nuk bëjnë vaki. E ti mos thuash dhe një bravo të qoftë", tha gazetari Poli Hoxha.