SPAK e mori të pandehur, Plarent Ndreca vijon jetën parlamentare, drejton komisionin hetimor të Shëndetësisë!

4 Nëntor 2024, 12:33 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK e mori të pandehur, Plarent Ndreca vijon jetën parlamentare,

Plarent Ndreca u paraqit sot në Kryesinë e Kuvendit për të drejtuar komisionin e posaçëm hetimor për kontratat në ‘shëndetësi ‘Check up’ dhe ‘sterilizimit’

Kjo është paraqitja e parë e Plarent Ndrecës pas 25 tetorit 2024 kur SPAK njoftoi se mbylli hetimet dhe mori të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca për shkelje të barazisë në tenderë, në lidhje me kohën ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. 

Në hyrje Ndreca shmangu përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve për hetimin nga SPAK dhe a do japë dorëheqjen nga mandati.

Sot kemi hetim parlamentar” tha ai dhe vijoi normalisht drejtimin e komisionit.

As Petrit Vasili, I vetmi opozitar i pranishëm në këtë komision nuk pati asnjë reagim por mbledhja vijoi normalisht me pyetjen e dëshmtarëve.

Plarent Ndreca drejton sot komisionin hetimor për shëndetësinë pasi kryetarja Albana Vokshi ndodhet në SHBA së bashku me një delegacion në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen më 5 nëntor.

Ndërkohë dëshmitarë në komision janë Alfred Careri, Gentian Keri dhe Juliana Hoxha.

SPAK ende nuk ka një njoftim zyrtar, por mësohet se bëhet fjalë për një tender për rikonstruksioni e 4 komisariateve të policisë në vend, nga të cilat u realizuan vetëm 2. Dosja u nis pas kallëzimit të bërë nga KLSH.