SPAK fletëthirrje për 21 Janarin, Berisha: S’jam njoftuar. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar

10 Nëntor 2025, 17:31 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK fletëthirrje për 21 Janarin, Berisha: S’jam njoftuar. Kam

Kreu i PD-se Sali Berisha tha se ende nuk e ka marrë një fletëthirrje nga SPAK për 21 Janarin, por u shpreh i hapur për çdo hetim.

Berisha akuzoi Ramën se është ky i fundit ai që nuk i do hetimet për këtë cështje, ndërsa theksoi se ka dashur gjithmonë një prokuror ndërkombëtar.

“Unë nuk kam marrë asnjë fletëthirrje. Për fakti e thjeshtë se Alfred Greca ua jep gazetarëve para se të ma japë mua. Unë skam asnjë problem. Se unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushedo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike, Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre. Nga 2013-ta deri më sot, është vetëm Edi Rama që ka penguar hetimin. Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, hetim dhe fatmirësisht ka deklaratat e SHBA-ve ku zoti Shtaimer erdhi dhe ishte asistent i SHBA-ve dhe Contrimen që kërkuan hetime nga polici dhe organizatori. Organizatori dihet kush është. Jam i hapur të hetohet kjo ngjarje.”, tha Berisha.


Pyetje: Ka një fletë thirrje për ju nga SPAK për ju, për tu paraqitur të premten për 21 janarin. Do të shkoni?
Sali Berisha:
Personalisht nuk kam marrë asnjë fletë thirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, para se të ma dërgojë mua, ua çon gazetarëve.
Unë nuk kam asnjë problem …

Pyetje: Do të shkoni …
Sali Berisha:
Unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre.
Nga viti 2013 e gjer sot, që prokurorinë e ka në dorë Edi Rama, është vetëm ai që ka penguar hetimi. Ai dhe vetëm ai.
Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, ka kërkuar hetim. Ka fatmirësisht, deklaratat e qeverisë së SHBA-së, ku z. Steinberg që ishte asistent i sekretarit të shtetit dhe Thomas Countryman që kërkuan hetimin nga polici tek organizatori.
Organizator janë me dokumente se kush është. Pra unë shkoj dhe e kam thënë, në çdo thirrje, se kjo është normale. Por jam thellësisht i hetuar, që të hetohet e plotë kjo ngjarje.

Po ndodh...

ide