SPAK heton Klotilda Bushkën/ Rama: Këto nuk janë shenja aspak të mira

11 Shkurt 2025, 20:16 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK heton Klotilda Bushkën/ Rama: Këto nuk janë shenja aspak

Kryeministri Edi Rama foli për Klotilda Bushkën, kryetaren e Komisionit të Ligjeve e cila është në hetim nga SPAK në dosjen e Erion Velisë.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve më ka kërkuar, ose ka kërkuar të dëgjohet nga grupi parlamentar. Pse? Sepse e ka dëgjuar nga Tv, jo nga prokurorët, por Tv, gazetarë special që disponojnë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit, se është person i dyshuar. Kryetari i komisioni të ligjeve?! 

Jo se mund të mos jetë i dyshuar, por të jetë person i dyshuar dhe e merr vesh nga tv se emri i figuron në akt akuzë e të mos jetë pyetur asnjëherë. Ej.. Cfarë është kjo? Të mos i jetë dhënë asnjëherë e drejta e fjalës.

Këto nuk janë shenjas aspak të mira. Unë dua të shpresoj që nuk janë shenja që lidhen me simtomat e një sëmundjeje vetëbesimi. E dua të besoj tek ajo që kam thënë. E i qëndroj se kjo nuk është republikë prokurorësh që është në materializimin e saj përfundimtar sepse do të ishte autogoli më i madh që në vullnet të mirë dhe me sy mbyllur do të bënim duke transformuar drejtësinë.

 

Po ndodh...