SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës për 21 janarin, mësohet kur do të paraqitet

10 Nëntor 2025, 14:08 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës për 21 janarin,

Ish-kryeministri Sali Berisha do duhet të paraqitet të premten në orën 10:00 para SPAK për tu pyetur për krimin shtetëror të 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në Bulevard nga plumbat e shtetit.

Ish-kryeministri është thirrur si person që ka dijeni për çështjen.  Që kreu i PD të informohet për fletëthirrjen ajo është dërguar në 3 adresa, në banesën e tij, në Kuvend, si edhe në selinë e Partisë Demokratike. 

Kjo është hera e parë që Berisha do të pyetet nga SPAK për 21 janarin dhe rolin e tij në këtë çështje që tashmë është në hetim nga Prokuroria e Posaçme. Disa ditë më parë u pyet edhe Lulzim Basha.

 

Po ndodh...

ide