SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut/ Ja hapat që ndjek Kuvendi

Prokuroria e Posaçme (SPAK), i kërkoi pasditen e kësaj të marte Kuvendit, heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku e cila akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”.
Po çfarë ndodh pas kërkesës së SPAK, ja hapat që ndiqen:
Depozitimi i kërkesës në Kuvend
-SPAK i dorëzon zyrtarisht Kuvendit kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin/ heqjen e imunitetit të Ballukut, së bashku me arsyetimet dhe materialet përkatëse.
Çështja shkon te Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Sipas praktikës parashikuar në Rregulloren e Kuvendit:
-Kryetari i Kuvendit ia dërgon kërkesën për shqyrtim këtij Këshilli, organit parlamentar që merret me mandatin dhe imunitetin e deputetëve.
-Këshilli shqyrton kërkesën dhe dokumentet shoqëruese, i jep mundësi të shpjegohen palët, përfshirë deputetin e kërkuar për heqje imuniteti, dhe përgatit një raport rekomandues për seancën plenare.
Deputeti (në këtë rast Balluku) njoftohet për kërkesën dhe ka të drejtë të bëjë sqarime para Këshillit.
-Pas raportit të Këshillit, kërkesa i dërgohet seancës plenare të Kuvendit.
-Në seancë, deputetët shqyrtojnë kërkesën dhe votojnë për autorizimin për heqjen e imunitetit.
-Vendimi merret me votë të deputetëve (votim të hapur). Nëse shumica e deputetëve e miraton, imuniteti hiqet.
Nëse Kuvendi miraton heqjen e imunitetit:
-SPAK mund të vijojë me masat e sigurimit (si arresti në shtëpi ose burg), me autorizimin e Kuvendit.
-Vendimi për arrestim apo masë të ngjashme merret nga gjykata, por vetëm pas heqjes së imunitetit nga Kuvendi.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128