
SPAK në mbrojtje të votës, Mediu: Më 11 maj duhet të marrë fund krimi zgjedhor

Kreu i Partisë Republikanë Fatmir Mediu në një intervistë për “Ora News” e vlerësoi si pozitive nismën e Prokurorisë së Posaçme për angazhimin e saj në fushatën zgjedhore.
Mediu u shpreh se më 11 maj duhet të marrë fund krimi zgjedhor në vend.
Po ashtu, kreu i republikave komentoi dhe koalicionin prej 26 partishë në kampin opozitar.
Mediu: Edhe pse nuk janë në një koalicion elektoral unë do të uroja që ata të marrin mandate sepse besoj se do kenë një qasje më të drejtë dhe kundër Edi Ramës.
Unë medoj se regjistrimet kohët e fundit janë një shpresë e madh pozitive.
Ajo që mendoj është se ne si opozitë të bëjmë një analizë.
Nuk do e shikoja se sa janë regjistruar në nivel kombëtar, por sa janë regjistruar në nivel rajonal.
Sidomos ditën e votimit të shikojmë se si do ti bëjmë këta njerëz të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për të votuar të vijnë e të votojnë opozitës.
Nuk duhet të kënaqemi me numrin por duhet të shikojmë qark pas qarku se kush janë këta që janë regjistruar.
2025 është viti i Diasporës.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128