‘Spastrimi’ nga varrezat e makinave, Rama: 31 korriku, afati i fundit për largimin vullnetar! Penalizime për…

Data 31 korrik do të jetë dita e fundit e afatit për lirimin vullnetarisht të hapësirave publike.
Kryeministri Edi Rama thekson se do të ketë penalizim për këdo që do të kryejë shkelje.
“31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, shprehet Rama.
Të njëjtën gjë përsëriti dhe ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, e njëherazi zv/kryeministre Belinda Balluku.
Teksa inspektoi aksin rrugor Kamëz-Laç, Balluku theksoi se lirimi i hapësirave publike është një reformë e shtrirë në të gjithë vendin dhe do të shkojë deri në fund.
Sakaq ajo bëri thirrje për bashkëpunimin e qytetarëve.
“Do të ketë penalizim për ata që kryejnë shkelje. Kjo është një reformë e thellë, është shtrirë kudo, që nga tendat, parkingjet, e duke shkuar deri në akset kombëtare të shtrira nga veriu në Jug. Kjo reformë do shkojë deri në fund dhe ne kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve pasi indicet vijnë nga ata”, u shpreh Balluku.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


