
Rama dhe Berisha kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve, reagon Gjykata Kushtetuese: E papranueshme çdo formë ndikimi që vë në dyshim autoritetin dhe reputacionin tonë!

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas statusit të djeshëm në X, të kryeministrit Rama që foli mbi kërkesën e unionit të gjyqtarëve për rritje page me 700 euro, si dhe përkrahjes nga Sali Berisha të kryeministrit, në këtë sulm të ri kundër gjyqësorit.
Reagimi i plotë
Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.
Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128