"Sterilizimi", shtyhet gjyqi për Ilir Beqjan

13 Nëntor 2025, 10:30 / POLITIKË ALFA PRESS

"Sterilizimi", shtyhet gjyqi për Ilir Beqjan

Gjykata e Posaçme shtyu për më 27 nëntor seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, në gjykimin ndaj tij për çështjen e "Sterilizimit".

Beqaj ishte i pranishëm në sallë, por dy avokatët e tij mbrojtës kishin lajmëruar gjykatën se ndodheshin në gjykime të tjera.

Mungesa e avokatëve u bë shkak për ndërprerjen e seancës, por edhe për mosleximim e një deklarimi nga ish-ministri, që tha se bëhej fjalë në të për tre ngjarje të ndodhura javën e shkuar.

Beqaj gjykohet i vetëm në Gjykatën e Posaçme për "vjedhje duke shpërdoruar detyrën" dhe "grup kriminal".

 

Po ndodh...

ide