Deputeti Sula i Peqinit betohet: Jam gati të vdes për popullin!
Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur se aksioni i rithemelimit do të vazhdojë, sepse gjithçka që kërkojnë të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta.
Sula, pas seancës në Kuvend, tha se është pro grevës së urisë ndërsa tha se është nëse vdes, ia vlen për popullin.
Ai sot ishte veshur në si kompani bastesh duke ngjitur në trup skedina dhe kartmonedha euro.
Përmes kapeles ai zgjodhi të promovojë kompaninë e basteve bet365, ironi kjo për ligjin e basteve.
“Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë se ç’na jep kushtetuta dhe rregullorja. Këta nuk na konsiderojnë si opozitë, na thonë rrini si deputetë të mazhorancës merrni rrogën dhe ikni në shtëpi. Nëse doni të lëpiheni për një tender, hajdeni merrni. Por ne kemi zgjedhur më mirë Sokrat dhe i vajtuar sesa derr dhe i lumtur.
E tërhoqën ligjin për lojërat e fatit, sot ka filluar fillimi i çmendurisë. Mbajeni mend, pas një viti do bijë numri i lejeve për kullat sepse paratë do të pastrohen ne baste.
Ne do vazhdojmë aksionin dhe e them publikisht, unë jam mësuar me grevë urie dhe të jeni të sigurt se ua vlen të bëjmë grevë urie. Edhe sikur të vdes ia vlen për qytetarët”, tha Sula.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128