“Vrasjet mafioze pasojë e degradimit të rendit në vend”, Basha: Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për t’i rikthyer autoritetin uniformave blu

Kreu i Demokratike Euroatlantike, Lulzim Basha, ka reaguar pas krimeve të rënda mafioze të dy ditëve të fundit, duke theksuar se këto ngjarje dëshmojnë degradimin e ligjit dhe rendit në vend. Basha thotë se kjo ndodh në ditën kur Policia e Shtetit feston 112-vjetorin, dhe që në fakt është tradhëtuar nga një qeveri që ka pakt me krimin.
Ai thekson se ky bashkëpunim i turpshëm rrezikon sigurinë e çdo familjeje shqiptare, ndërsa shprehet se Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krim, për të rikthyer dinjitetin dhe autoritetin e forcave të rendit.
Reagimi i plotë i Bashës:
Krimet e rënda mafioze të dy ditëve të fundit dëshmojnë tragjikisht degradimin e ligjit dhe rendit në vend, sepse politika “hëngshin kokat e njëri-tjetrit” është dorëzim pa kushte i shtetit. Kjo ndodh në ditën kur Policia e Shtetit feston 112-vjetorin, por, në fakt, është tradhëtuar nga një qeveri që ka pakt me krimin, duke i dhënë atij guxim të veprojë mbi ligjin dhe të sfidojë uniformat blu.
Ky bashkëpunim i turpshëm ndërmjet pushtetit dhe grupeve kriminale, nuk është më thjesht një statistikë, por rrezikon jetën dhe qetësinë e çdo familjeje shqiptare.
Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për ta goditur atë me vendosmëri, duke iu rikthyer uniformave blu, dinjitetin dhe autoritetin, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Asnjë vend nuk mund të ecë përpara, kur kriminelët ndihen më të fortë se ligji.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


