Takimi i Edi Ramës me kryebashkiakët socialistë, mungesa e madhe e Erion Veliajt!

17 Korrik 2024, 14:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Takimi i Edi Ramës me kryebashkiakët socialistë, mungesa e madhe

Erion Veliaj është shfaqur shpeshherë ditët e fundit në rrugët e Tiranës duke takuar turistë të huaj që po vizitojnë Shqipërinë dhe posaçërisht kryeqytetin.

Por sot në mbledhjen e Ramës me kryebashkiakët e vendit, ku u fol për legalizimet dhe turizmin, Erion Veliaj ka munguar dhe nuk ka qenë i pranishëm.

Ende nuk dihen arsyet e mungesës së Veliajt në takim. Mospjesëmarrja e Veliaj, kryebashkiakut kryesor të Shqipërisë, në takim me kryeministrin le shumë vend për aludime, në një kohë që vendi po përgatitet për zgjedhjet e 2025.

Nga ana tjetër vetëm pak momente më parë kryebashkiaku Veliaj u shfaq krahë ish-ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ku i dorëzoi këtij të fundit "Çelësin e qytetit".

 

Po ndodh...