Takimi me ambasadoren e SHBA, Meta zbardh detaje….

25 Shtator 2022, 12:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Takimi me ambasadoren e SHBA, Meta zbardh detaje….

Në konferencën për mediat Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi dy ditë më parë me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.Sipas Metës  ka pasur një bisedë “shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese”.

Mund tu them se marrëdhëniet e mia me SHBA-të gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në drejtim të forcimit të partneritetit tonë strategjik dhe marrëdhëniet biletarale, në plotësimet e detyrimeve tona 100% si një vend anëtar i NATO-s, gjë që nuk mund të ndodhte pa mbështetjen e SHBA dhe sa i përket përshpejtimit të procesit të integrimit europian që është interes i SHBA. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese”,- tha Meta.

 

Po ndodh...