“Takimin me SPAK e kërkova vetë”, Erion Veliaj: Ja pse iu referova prokurorëve si kolegë

6 Maj 2024, 13:39 / POLITIKË ALFA PRESS

“Takimin me SPAK e kërkova vetë”, Erion Veliaj: Ja pse iu

Në një intervistë për Breaking me Xhoi Malësia në Top News, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj foli për çështjen që shkaktoi një debat të madh publik dhe gjyqësor, prezencën e tij në SPAK që mori vëmendje për inceneratorët.

“Deri tani ka qenë tabu që autoritet të bashkëpunonin dhe janë parë si armiqësore. Është normale  që autoritet të kenë nevojë të sqarohen. E kam kërkuar prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un për një palë që s’ka asnjë kompleks dhe ka shprehur gatishmëri. Ajo që duhet të na bëjë përshtypje është jo një njeri që respekton ligjin, por ata që refuzojnë dhe sulmojnë organet e drejtësisë.

Unë i quaj kolegë dhe ju të medias, pra njerëz që janë angazhuar në një vokacion publik sepse ka një mision të përbashkët. Kush i sheh si armiq nuk duan që disa institucione të funksionojnë.

Një njeri duhet të jetë konsistent, s’mund të them një herë “rroftë SPAK-u" dhe më pas të degjeneroj këtë institucion. Normalja e re duhet të jetë e njerëzve që bashkëpunojnë".

 

Po ndodh...

ide