Tashmë zyrtare! Kush iku dhe kush erdhi? Edi Rama zbulon të gjithë emrat kabinetit të ri qeveritar!

11 September 2025, 13:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Tashmë zyrtare! Kush iku dhe kush erdhi? Edi Rama zbulon të

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Në fjalën e tij Rama ka treguar se cilët do të jenë socialistët që do të drejtojnë dikasteret e Rama 4.

KABINETI I RI QEVERITAR:

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (rikonfirmohet në detyrë);

Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë (zëvendëson Ervin Hoxhën);

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin);

Petrit Malaj – Ministria e Financave (rikonfirmohet në detyrë);

Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin);

Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit (mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit);

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit (vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit);

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (pedagoge);

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit);

Diella (e krijuar me inteligjencë artificiale) – Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike;

Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë (pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve);

Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes (rikonfirmohet në detyrë);

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (kryebashkiaku aktual i Cërrikut);

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (pason Arbjan Maznikun);

Majlinda Dhuka – Kryenegociatorja e Shqipërisë;

Adea Pirdeni  – Zv/Kryenegociatorja e Shqipërisë;

Toni Gogu - Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin 

Po ndodh...