"Të afërmit e tu pas kompanive të basteve që do legalizohen", Rama: Horra...

22 Shtator 2022, 22:49 / POLITIKË ALFA PRESS

"Të afërmit e tu pas kompanive të basteve që do

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu është pyetur lidhur me diskutimin për rikthimin e lojërave të fatit.

Rama sqaroi se ky është një propozim që ka ardhur nga federatat sportive dhe bëhet fjalë vetëm për bastet sportive, ndërsa pohoi se online këto shërbime janë të pakontrollueshme.


Por kryeministri tha, se për këto liçenca do të shfrytëzohen kompani ndërkombëtare.

“Në këtë aktivitet për të cilin ne po punojmë për bazën ligjore dhe është shumë e qartë që do merren të gjitha masat që të mos kenë asnjë mundësi për personazhe në hije, sepse do ketë liçenca ndërkombëtare”, u shpreh Kryeministri.

I pyetur nëse të afërm të tij priten të përfshihen në këtë aktivitet, Rama tha: “Jetojmë në një civilizim që nga koha e Romës që e kemi zgjidhur. Barra e provës i takon akuzuesit, jo të akuzuarit. Këta janë horrat dhe ky është horrllëku”.

Po ndodh...