Të dhënat e tetorit 2024/ Berisha akuzoi TV-të Kombëtarë për censurë, por PD e tij ka "pjesën e luanit" me minutazh!

Një natë më parë nga Ballkoni Sali Berisha u ankua se televizionet po e censurojnë.
Ai ka sulmuar në sërë mediash si TVSH, TOP Channel, Vizion+ dhe KLAN-in.
Por sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që u përpoq Berisha të prezantonte.
Partia Demokratike e Berishës kryeson me përqindjen më të lartë të minutazhit që kanë partitë politike në subjektet audiovizive, për muajin Tetor 2024.
Në televizionin Vizion Plus PD kryeson bindshëm nga partitë e tjera me 102.1 minuta e përkthyer ndryshe 68.77%. Duke lënë pas kështu PS me 14.49% dhe PL me 11.10%.
Në Top channel sa i përket minutazhit televiziv sërish është PD ajo e cila kryeson me 72.32 minuta ose ndryshe 67.19%.
Edhe në RTSH, PD ka 45.38 minuta apo 55.99% të kohës televizive, ndjekur nga PS me 26.45% dhe PL me 12.25%.
Tek KLAN TV, PD kryeson me 50.85 minuta ose ndryshe me 73.97%. Një hendek i thellë me partitë e tjera ku PS është me 11.45% dhe PL 11.06%.
Edhe tek Radio Tirana është PD ajo e cila kryeson me 23.92 minuta, e përkthyer në 53.19%. Duke lënë pas kështu PS me 24.02%, PL me 19.12%.
Tek Top Albania Radio sërish PD kryeson me 22.78 minuta apo 72.46%.
Edhe tek Club FM PD kryeson me 5.28 minuta apo 75.43%.
Siç vihet re në të gjitha të dhënat e publikuara nga AMA, edhe pse Berisha nje ditë më parë sulmoi mediat, faktet tregojnë të kundërtën.
PD e tij kryeson duke patur minutazhin më të lartë në të gjitha subjektet audiovizive./Alfapres.al

Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

