Të enjten ngrihet Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion, Gaz Bardhi: Nëse e kanë seriozisht, ta nisin nga korrupsioni zgjedhor

29 Maj 2024, 15:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Të enjten ngrihet Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion, Gaz

Pas mbledhjes së Grupit të Rithemelimit, Gaz Bardhi ka dalë në një prononcim për gazetarët ku është ndalur te votimi në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Anti-korrupsion.

Bardhi e cilësoi propagandë ngritjen e këtij komisioni, ndërsa shtoi se nëse e kanë seriozisht duhet ta nisin nga korrupsioni zgjedhor.

I korruptuari nuk mund të zotohet për të luftuar korrupsionin”, tha ndër të tjera ai.

Nuk mundet me para e korrupsionit të blesh zgjedhje. Nëse e kanë seriozisht ta nisin ta nisin nga korrupsioni zgjedhor.

Në momentin që flasim, as ju (gazetarët) as opinioni publik as opozita nuk e di se kush është objekti i komisioni. Është futur në rend të ditës dhe ne kuptojmë se nuk kanë vullnet dhe duan ta përdorin për propagandë. Ne pjesë e propagandës së Edi Ramës nuk bëhemi, kemi bërë betejë 11 vite kundër korrupsionit dhe do të vijomë. Do të jemi real.

Do të duan të bëjnë sikur konsultohen me opozitën, në fakt nuk ka patur asnjë konsultim, Çdo gjë e kanë bërë fakt të kryer dhe tani po përpiqen të bëjnë propagandë dhe me procedurën. Ta tërheqin, të bëjnë çfarë të duan, sa kohë e kanë nisur në këtë formë, të vazhdojnë në rrugën e tyre. Ne kemi rrugën tonë, luftë reale ndaj korrupsionit. I korruptuari nuk mund të zotohet për të luftuar korrupsionin”, tha Bardhi.



Po ndodh...