“Të korruptuarit po përdorin kriptomonedha për fshehjen e parave”/ Gazetari Poli Hoxha: Ja si i ndau 3 mln euro sekseri i Balluku

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka folur për hetimet e thelluara të SPAK ndaj pasurive të zyrtarëve të lartë që janë arrestuar ose po hetohen, duke theksuar rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara në zbulimin e skemave të fshehjes së pasurisë së paligjshme.
Sipas Hoxhës, mungesa e një marrëveshjeje ekstradimi me Dubain e bën të vështirë ndjekjen penale të disa personave të shpallur në kërkim, çka ka sjellë ndërhyrjen direkte të SHBA-ve. Ai shtoi se autoritetet amerikane kanë asistuar gjithashtu në identifikimin e transaksioneve financiare në banka të huaja, përfshirë edhe ato në Zvicër.
Gazetari theksoi se hetuesit kanë arritur në përfundimin se, nëse nuk u sekuestrohet pasuria, personat e përfshirë në korrupsion e përballojnë edhe burgun pa hezitim. Sipas tij, mënyrat e fshehjes së parave janë sofistikuar ndjeshëm, duke përfshirë përdorimin e kriptomonedhave dhe skemave komplekse financiare.
Hoxha solli si shembull një rast që lidhet me një person të afërt të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, i cili dyshohet se kishte për të ndarë një shumë prej 3 milionë eurosh. Sipas tij, paratë janë kanalizuar përmes blerjes së një garazhi funksional në një shtet evropian, me vlerë të barabartë, duke u përdorur si mbulesë për legalizimin e shumës. Më pas, prona është regjistruar përmes një kompanie, emri i së cilës është ndryshuar dhe është kaluar në një strukturë “offshore”.
Sipas gazetarit, shumica e pasurive të zyrtarëve të korruptuar shqiptarë janë të fshehura përmes skemave offshore, ku SPAK ka kufizime ligjore për të ndërhyrë drejtpërdrejt. Në këto raste, sipas Hoxhës, janë autoritetet amerikane që ndërhyjnë, sigurojnë të dhënat dhe ia vënë në dispozicion strukturave shqiptare të drejtësisë.
Po ndodh...
Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
