
“Të lëmë politikën ballkanike jashtë”, Rama në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Shqipëria gati për këtë ushtrim sfidues

Kryeministri Edi Rama ka hapur sot punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ai foli për rrugë dhe frymë të reja bashkëpunimi mes shteteve të rajonit, ndërsa bëri thirrje për të lënë pas çdo konflikt.
Rama: Edhe pse Shqipëria ka bërë përparime shumë mbetet për t’u bërë për të arritur standardet e një shteti të BE. Gjysma e tyre lidhe me shtetin e së drejtës dhe gjyqësorin. Po për këtë është komisioneri Varhelyi që do na thotë cfarë duhet bërë.
Ajo cfarë mund të them është se Shqipëria është e gatshme përkëtë ushtrim sfidues. Nëse përmbushim kriteteret për zonën e përbashkët të pagesave do ulim tarifat për qytetarët që sjellin para në shqipëri, mund të kursejmë afro gjysmë bilion euro nga xhepat e njerëzve. Ambicja jonë është që në qershor të jemi gati për aplikimin tonë.
Nëse ulim vetëm me 3 ore kohën e pritjes së kamionëve në kufi kursejmë, 25 mln euro për të shkuar aty na duhet që të gjithë të kryejmë një proces mjaft kompleks. Mbështetur në përvojën nga Ballkani I Hapur ky ushtrim nuk është i lehtë. Nëse ia dalim që 500 bashkitë tona t’i përfshijmë në programin e internetit e cojmë shoqërinë në nivel krejt tjetër. Thënë kjo, nuk mund të theksoj më shumë se kaq nevojën për të lëmë politikën ballkanike jashtë kësaj sfide të përbashkët dhe të fokusohemi te procesi.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128