“Të paqartë mbi bojkotin e opozitës”. Deputetët e PS udhëzohen të vijojnë punën normalisht në komisionet Kuvend
Duket se paqartësia e PD se si do të kundërpërgjigjen në rrugë institucionale ndaj mazhorancës pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, ka sjellë po paqartësi edhe te PS. Gjithsesi deputetët e Partisë Socialiste do të vijojnë të marrin pjesë rregullisht në komisionet parlamentare, pavarësisht bojkotit të njoftuar nga ana e opozitës, pas dënimit të deputetit Ervin Salianji.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kreu i grupit, Niko Peleshi, deklaroi se i ka udhëzuar deputetët që pavarësisht aksionit të PD, puna e tyre duhet të vazhdojë si në komisione dhe në Parlament.
“Ne do ta vazhdojmë jetën parlamentare, është zgjedhja e opozitës nëse do të marrë pjesë apo jo. Deri tani nuk ka qenë e nevojshme për mbledhje online”, tha Peleshi për gazetarët. I pyetur për reagimin e opozitës pas dënimit të Ervin Salianjit, Peleshi tha: “Nuk e kemi kuptuar çfarë do të bëjë opozita, çfarë do të thotë bojkot”.
I vetmi komision në të cilin opozita mori pjesë është ai i integrimit europian, ku morën pjesë vetëm deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, duke debatuar me socialistët.
“Duhet siguruar që prokuroria dhe institucionet e drejtësisë të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe transparente, duke ruajtur çështjet e korrupsionit pa ndikime politike. Nuk mund të kemi integrim kur mungon shteti ligjor dhe kur opozita goditet politikisht”, tha Tabaku.
Ndërkohë, përfaqësuesit e mazhorancës kritikuan sjelljen e opozitës. “Keni të drejtën tuaj për gjuhën dhe qëndrimin tuaj politik, por do t’ju lutesha që të paktën në këtë komision, kur mblidhemi për një proces që është i gjithë shqiptarëve, të bëjmë deklarata politike”, deklaroi Niko Peleshi.
Ndërsa Edi Paloka iu përgjigj: “Një vit para zgjedhjeve, të gjithë krerët e partive kryesore opozitare janë ose nën arrest ose në persekutim publik ose në çështje penale nga kjo drejtësia e reformuar”.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të komisionit, deputetët janë informuar se Shqipëria do të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare me 15 tetor dhe Tirana zyrtare është ndarë nga Maqedonia e Veriut.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128