Tensionet në Parlament, Hila: Bardhi gaboi rëndë duke goditur Spiropalin, djegia e karrigeve nuk është produktive
Analisti Dritan Hila, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar situatën kaotike të krijuar ditën e sotme në Parlament.
“Nuk mendoj se fiton pikë me këtë, por humbet shumë,” tha Hila, duke komentuar veprimin e Gazment Bardhit, i cili goditi drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali me një pjesë karrigeje. Ai e quajti këtë veprim “shumë të rëndë” dhe nënvizoi se sjellja e tillë dënon autorin më shumë se sa e ndihmon politikisht.
Hila gjithashtu iu referua incidenteve të tjera të fundit, duke përmendur djegien e karrigeve nga ana e Partisë Demokratike.
“PS ka bërë më keq duke shkatërruar sallën tërësisht, por kjo nuk pati produkt politik,” shpjegoi ai.
Sipas tij, qytetarët shqiptarë nuk kanë më durim për “trazira”, por kërkojnë ide dhe programe konkrete.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128