Tom Doshi për Benet Becin: Si mund të drejtojë fushatën kur ka vjedhur qytetarët?!

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi gjatë një takimi elektoral ka sulmuar kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin.
Gjatë një takimi elektoral në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Doshi nuk e përmendi me emër, por iu adresua duke i përmendur postin që Benet Beci mban. Sipas Tom Doshit, fushatën e socialistëve në Shkodër nuk mund ta drejtojë një person që është nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Të vjen zor kur shikon gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim. Shumë kush thotë pse po e sulmon qeverinë? Ne nuk mund ta marrim në mbrojtje, njerëzit që vjedhin qytetarët, nuk i përkasin Shqipërisë. Rasti tjetër, kryetari i bashkisë Shkodër është i pandehur, si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët?!”, tha Tom Doshi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


