Tre persona i bënë pritë dhe e dhunuan sapo çoi djalin në kopsht! Avokati i Berishës ka marrë goditje në fytyrë e trup

Sokol Mëngjesi sapo kishte dërguar fëmijën në kopsht kur dyshohet se tre persona i kanë bërë pritë dhe e kanë dhunuar.
Avokati i ish-kryeministri Sali Berisha raportohet se në momentin që kishte lënë djalin në kopshtin në zonën e ish-Bllokut, autorët i janë afruar dhe e kanë goditur fillimisht me grushte e pastaj me sende të forta.
Përfaqësuesi ligjor i Berishës dyshohet se është dhunuar për çështje pronësie, megjithatë ende s’dihen detaje nga ngjarja.
Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Ngjarja ndodhui rreth orës 08:50 pranë banesës së avokatit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është normale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
-
-
Goditet me levë avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi
29 Maj, 09:54
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


