
U largua nga PL-ja, Endrit Braimllari gati t’i bashkohet PS: Në zgjedhjet e 11 majit dua të jap kontributin tim...

Ish-numri dy i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka shprehur gatishmërinë që në zgjedhjet e 11 majit të bashkohet me Partinë Socialiste.
Ky vendim i tij vjen disa muaj pasi u përjashtua nga PL dhe më pas mori vendimin për t’u largua nga kjo forcë politike.
Për Panorama Online, Braimllari u shpreh se kërkon që të japë kontributin e tij me një forcë të majtë, siç është Partia Socialiste.
I pyetur nëse ka një ofertë nga partia në pushtet, Braimllari u përgjigj se deri tani nuk ka një ofertë, por tha se nuk e ka problem ta nisë aty ku filloi 19 vite më parë.
Ai thotë se angazhimin në politikë e sheh si mundësi për të mbështetur qytetarët dhe për të qenë sa më pranë tyre.
I pyetur nga Panorama Online nëse ekziston mundësi e rikthimit në Partinë e Lirisë, Braimllari tha se tashmë ajo është pjesë e të shkuarës, duke mos lënë asnjë mundësi rikthimi.
“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse do te krijohen hapësirat e nevojshme do të preferoja te kontribuoja ne nje force te majte si Partia Socialiste. Angazhimin ne këto vite ne politik e shoh si një mundësi për te mbështetur qytetaret”, tha Braimllari për Panorama Online.
A keni patur oferta për t’iu bashkuar Partisë Socialiste?
Bramillari: Jo nuk kam pasur oferta e di qe do ju duket çudi, por unë politikën e kam pasion dhe e shoh si një mundësi për te çuar përpara pasionin tim. Nuk e kam problem ta nis aty ku e fillova 19-vite me pare ne qendrën e votimit. Unë politikën e shoh si një mundësi për te qene sa më pranë njerëzve si një mundësi interesimi për to.
A ka shanse të riktheheni në LSI, tashme Partia e Lirisë? Apo janë mbyllur shtigjet me këtë force politike?
Braimllari: Në 19 vite angazhim ruaj momente shumë pozitive ashtu sikundër dhe momente jo te mira, por që këto tani i përkasin të kaluarës. Tani duhet të shoh nga e ardhmja dhe në zgjedhjet e ardhshme janë dy kampe përball një i djathte dhe një i majtë. Unë do të preferoj të majtën!/Panoama Online

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128