U mor si e pandehur nga SPAK, Monika Kryemadhi: Do të fillojmë ballafaqimin në gjyq! Drejtësia njerëzore është një moment, atë hyjnore duhet ta kemi frikë

Monika Kryemadhi, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ku u mor e pandehur, është shprehur se akuzat janë të njëjta dhe se tashmë do të fillojnë përballjen në gjyq.
Ajo deklaroi se dosja është voluminoze, ndërsa për zgjatjen e hetimeve deri në tetor, shprehu bindjen se do të përfundojnë më shpejt, me argumentin se përfundojnë afatet.
“Është e njëjta gjë që ka qenë që në tetor. Do të kemi edhe një thirrje tjetër. Janë të njëjtat akuza. Sipas SPAK për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën.
Dosja është voluminozeve, kërkova fashikujt, më tha se do të ma japin shumë shpejt. Është ajo që ne themi gjithmonë. Tashmë do ta fillojmë ballafaqimin në gjykatë.
Mendoj se prokurorët po presin dy tre gjëra të vogla dhe do ta mbarojnë. Mbarojnë edhe afatet sepse padia për CEZ-DIA më thanë se është bërë në shtator të 2017”, tha ajo.
Më tej vijoi duke thënë se “sfidat për mua janë me opinionin publik dhe Zotin. Për mua drejtësia njerëzore është një moment, drejtësia hyjnore është ajo që duhet ta kemi frikë të gjithë. Mos mendoni se jeta ime e më përparshme është më e mirë sot. Shijoni momentin.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


