“U ndanë tokat për resort dhe një kazino”/ Dosja “Aruba”, gazetarja Anduena Llabani: Ja historia e vitit 2019! Po përdoret si shantazh në një moment delikat politik
Gazetarja Anduena Llabani ka komentuar në emisionin “Oponencë” në News24 zhvillimet rreth të ashtuquajturës “dosja Aruba”, e cila po qarkullon së fundmi në media dhe rrjete sociale, duke ngritur debat mbi përfshirjen e disa individëve të lidhur me pushtetin në një takim të zhvilluar jashtë vendit.
Sipas Llabanit, bëhet fjalë për një ngjarje që daton në vitin 2019, ku është diskutuar për investime turistike në zonën e Arubës, përfshirë resorte dhe një kazino.
Ajo theksoi se takimi nuk ka përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë, por përfaqësues biznesi dhe individë me lidhje me pushtetin, të cilët kanë pasur interes për të zhvilluar projekte në turizëm.
“Aruba është një histori e vitit 2019. Nuk bëhet fjalë për zyrtarë të lartë shtetërorë, por për biznesmenë dhe persona të lidhur me pushtetin që kërkonin të investonin në ndërtimin e resorteve dhe një kazinoje. Nuk ka asgjë të keqe nëse paratë e shqiptarëve investohen në projekte që sjellin vende pune dhe të ardhura,” tha Llabani.
Anduena Llabani: Aruba është një histori e vitit 2019, një takim ku është vendosur që të jepen toka për ndërtim të resorteve turistike, por edhe një kazino, të tjerat janë përralla. Nuk bëhet fjalë për zyrtarë të lartë shtetërorë që kanë qenë në takim, por bëhet fjalë për përfaqësues, biznesmenë, njerëz të lidhur me pushtetin që kanë interesat e tyre. Deri në këtë pikë unë bëj oponencë dhe them që nuk ka asgjë të keqe që leku i shqiptarit të investohet në gjera që ne do na prodhojë vende pune dhe te ardhura.
Aruba vjen tani në një proces delikat politik në Shqipëri, vjen si një shantazh. Dikush me pozitë, me njohje ka mundur të cibrojë tek thesi i antimafies italiane. Është një gjeneral që në 1990 ka qenë me mision në Shqipëri dhe drejtonte një task forcë antidrogë. Ky individ që ishte vënë nën përgjim nga antimafia italiane, për shkak se kishte dyshime se dosjet ia delegonte grupeve që ishin në hetim. Në këto dosja ishte edhe ky takimi në Arubën e famshme, ky Lisi, ky gjenerali nuk ishte aq i panjohur për administratën shqiptare. Ky kishte superlativa për kryeministrin shqiptar.
Ka ndodhur që dikush nga ne ka mundur të marrë informacione për këtë dosje ku bëhej fjalë për ngritjen e një kazinojë të famshme nga një biznesmen. Biznesi ka negociuar me njerëz pranë qeverisë shqiptare që të jetë ai personi.
Pjesa pse është nxjerrë në këtë moment, i jepen këto informacione për disa goditje nën brez, për të nxjerrë të dhëna të tjera dhe për të parë si reagohet. Kjo nuk është histori shqiptare, prandaj thashë që Aruba është në Zvërnec.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
