
U shpall “Non grata” së bashku me të atin, Argita Berisha Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik

Sali Berisha u shpall nga SHBA-të së bashku me djalin dhe vajzën “Non grata” për minim të demokracisë, korrupsion madhor dhe shantazh të sistemit gjyqësor.
Një ndër arsyet e përdorimit të mekanizmit “Non grata” në Ballkanin Perëndimor është edhe ulja e rrezikut të influencës ruse, e cila, nëpërmjet propagandës së saj në Rajon, kërkon destabilizim të Ballkanit dhe synon të minojë interesat e Perëndimit në këto vende.
Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi Berisha, që së fundmi nuk i fsheh më ambiciet e saj për të trashëguar të atin në krye të Rithemelimit, duket se frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik.
Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, që qëndroi shumë pak, ajo citonte pikërisht Josif Stalinin: “Unë besoj vetëm te një gjë: pushteti i vullnetit njerëzor.”
Kjo thënie e Stalinit duket se e ka frymëzuar Argita Malltezi Berishën, duke e tejkaluar edhe babanë e saj, i cili, duhet thënë se, nuk ka pasur guxim kaq të madh për të cituar etërit e tij shpirtëror, madje ka bërë gjithçka për ta fshehur të kaluarën dhe formimin e tij, pavarësisht se në 34 vite nuk ka treguar gjë tjetër vetëm atë se e ka të pamundur të sillet ndryshe nga frymëzuesit e tij.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128