
U tërhoq nga listat e PD, Dashnor Sula: Po shoh aleancë me Dashamir Shehin

Deputeti i PD Dashnor Sula duke komentuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u shpreh se shbërja e parlamentit nisi në 2009, ku nga PD u larguan me një të rënë të lapsit, Bamir Topi dhe grupi i tij. Sula thotë se ka qenë ndër të paktët që mbeti në grupin e PD por nuk e pa veten në listat e PD të 11 majit.
“Në 2009 filloi shpërbërja, me një të rënë të lapsit ikën të gjithë pas Bamir Topit, iku dhe Oketa, mbeta vetëm unë. Pastaj erdhën trafikantët, u detyrua parlamenti që të bënte ligj për pastrimin e vetëvetes.
A e dini që unë nuk njihja deputetët në parlament, 4 vjet ata nuk kanë bërë aktivitete politike. Kjo listë ka figura të mira, por ka dhe lista që nuk kanë përfaqësime si duhet”, tha Sula duke shtuar më tej se ai po sheh aleancë me Dashamir Shehin.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128