Urdhri i Berishës për të mos dalë në studio televizive pa kundërshtarë, Gjin Gjoni: PD ende jo në lartësinë e duhur! Kërkojmë përballë deputetët dhe ministrat, jo njerëz që paguhen

15 Tetor 2025, 23:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Urdhri i Berishës për të mos dalë në studio televizive

Deputeti demokrat Gjin Gjoni ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” News24 me Shpend Gashin dhe Anduena Llabani.

Gjoni sqaroi në studio edhe urdhërin e Berishës që demokratët të mos dalin në studio televizive përballë analistëve të paguar nga qeveria sipas tij.

Gjoni thekson se ky urdhër vjen në një moment jo të mirë për Partinë Demokratike, prandaj kërkohet që përballë në emisione të kenë deputetë apo ministra të mazhorancë dhe jo analistë sipas tij që paguhen për të goditur opozitën në një situatë të pafavorshme.

Gjin Gjoni: PD e bën një ndarje që nuk duhet të shkojnë me njerëz që janë zëdhënës të qeverisë, politikisht të anësuar por paguhen përe lojnë për të sharë opozitën. Është kërkuar të dalësh me deputet, ministra, njerëz që formulojnë politikat brenda PS-së.

Jo se nuk mund të jesh me të ftuar, analistë të pavarur që kanë qëndrim në kuptimin e mirë të fjalës, sepse PD nuk është në lartësinë e duhur, nëse do të ishim, gjerat do të ishin krejt ndryshe.

 

 

Po ndodh...

ide