
Urimi i veçantë i Bashës për “7 Marsin”, poston foton me mësuesen e tij kujdestare: Shoqëria jonë u ka një borxh të madh arsimtarëve

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar festën e 7 marsit duke ndarë në rrjetet sociale një foto me mësuesen e tij kujdestare, Meritën, duke rikthyer emocionet dhe kujtimet e viteve të shkollës.
Në mesazhin e tij, Basha shpreh mirënjohje për të gjithë mësuesit, duke i cilësuar ata si prindër të dytë për breza të tërë nxënësish. Ai thekson se mësuesit meritojnë më shumë, jo vetëm për sakrificën e tyre, por edhe për rolin kyç që kanë në edukimin dhe formimin e shoqërisë.
“Shoqëria jonë u ka një borxh të madh mësuesve, dhe sot, me pensionet e tyre, ata nuk e mbyllin dot muajin. Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për ta, me paga më të larta, kushte më të mira dhe trajtim dinjitoz” – shkruan Basha.
Në ditën e Mësuesit, Basha ritheksoi angazhimin për të vlerësuar dhe mbështetur rolin e tyre në shoqëri.
Postimi i Lulzim Bashës:
Me mësuesen time kujdestare, Meritën, ndamë emocione që nuk do të harrohen, sado që vitet kalojnë.
U kthyem pas në kohë me kujtimet tona, ndërsa në sfond shihnim brezin e ri që po rritet me shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë, nën kujdesin e mësuesve që sakrifikojnë çdo ditë për ta.
Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish!
Shoqëria jonë u ka një borxh të madh, dhe sot, me pensionet e tyre, ata nuk e mbyllin dot muajin.
Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër, që ata të kenë paga më të larta, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz. Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm.
Gëzuar 7 Marsin! ???????? Shqipëria meriton më shumë! Mësuesit meritojnë më shumë!

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128