Lajme flash

Ushtarët ukrainas do mjekohen në Malin e Zi, Zelenksy zbardh takimin në Tiranë me presidentin malazez

28 Shkurt 2024, 19:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Ushtarët ukrainas do mjekohen në Malin e Zi, Zelenksy zbardh takimin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit të samitit të sotëm në Tiranë, ka zhvilluar një takim me homologun malazez, Jakov Milatoviç.

Zelensky bën me dije se e ka falenduar për mbështetjen, teksa kanë biseduar edhe mbi mundësinë e trajtimit mjekësor në Malin e Zi, të ushtarëve ukrainas të plagosur në luftë. Zelensky gjithashtu e ka ftuar presidentin malazez që t’i bashkohet konferencës së paqes që do të mbahet së shpejti në Zvicër.

Kam pasur një takim me Presidentin Jakov Milatoviç dhe e falënderoj Malin e Zi për pritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Ne diskutuam gjithashtu trajtimin mjekësor dhe rehabilitimin për ushtarët ukrainas në Mal të Zi. I jam mirënjohës Malit të Zi që iu bashkua Deklaratës së Vilniusit të G7 dhe Formulës së Paqes të Ukrainës. E informova Presidentin Milatoviq për Samitin e parë Global të Paqes në Zvicër në kuadër të përpjekjeve tona për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne gjithashtu koordinuam bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar të Ukrainës dhe Malit të Zi”,shkruan Zelensky.

 

Po ndodh...