Uzurpuesit e demokracisë të tërbuar kundër SPAK-ut!

27 Shkurt 2025, 11:50 / POLITIKË NGA AZGAN HAKLAJ

Uzurpuesit e demokracisë të tërbuar kundër SPAK-ut!

Ky nuk është konstatim por një realitet makabër politik me protagonistë pikërisht uzurpuesit 35 vjeçarë të demokracisë në Shqipëri Berisha-Rama-Meta.

Një sulm frontal i tyre kundër strukturave te Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale anti korrupsion dhe anti krim në vendin tonë.
Ky sulem nuk është i ri por ka ndyshuar formë dhe tani është unifikuar "en bloc" nga aktorët e politikës se vjetër.

Ndërkohë që Berisha-Meta dhe sejmenët e tyre politiko-mediatikë shfrynin kundër SPAK-ut e Altin Dumanit si demat kur tërbohen në ring, Edi Rama dhe te tijët leshonin mesazhe kërcënuese mes rreshtave deri në ironi e sarkazma me Ndoc Rrokun.

Por kur panë që të gjithë hajdutët e dallkaukët politikë po trajtoheshin e hetoheshin njëlloj në të dy krahët tani dhe Ndoc Rroku i vertetë Edi Rama hodhi dorashkën ndaj drejtësisë së re duke e kërcënuar hapur se nuk njeh vendimet e tyre.
Sulltan Ramës nuk i mjaftuan komisionet shantazhuese parlamentare kur nxori me dhunë në foltoren mediatike Fatmir Xhafën të delegjitimonte pikërisht atë që deri dje mburrej se e kishte bërë vetë disa kërcënoj hapur.

Rama në simfoni me dyshen Berisha-Metaj nuk la sallë, padcast apo media publike pa nxjerrë vrer, shantazh, intimidim e presion kundër prokurorëve e gjykatësve që guxuan ti afrohen vathës se tij me të cilën po gllabëron ekonominë dhe shpopullon Shqipërinë.

Kulmi arriti me anti mitingjet e padëgjuara në hyrje të ndërtesës së drejtësisë për te arritur deri në mitingje e gjyqe publike politike në qendër të kryeqytetit.

Me pamje të parë këta japin imazhin e trimave "triumfatorë" por nuk ka njeri në këtë vend me mesataren e inteligjencës dhe informimit që nuk e kupton se është e kundërta.

Është një levizje e sinkronizuar e politikës së vjetër tashmë të alarmuar.

Alarmin e shtoi informimi publik i kreut të SPAK-ut Altin Dumani se institucioni që drejton do të mbikqyrë nga afër krimet elektorale.

Kjo u materializua menjëherë me dërgimin për gjykim të krerëve të bandave kriminale të cilat janë publikisht të njohura për përdorje në proceset elektorale.

Me pak fjalë tani SPAK dhe GJKKO nuk janë vetëm në ring me establishmentin e vjetër politiko-kriminal.

Tabloja ka vetëm një ndryshim pasi organet e drejtësisë së re kanë në anën e tyre jo vetëm aleatët suportues euroatlantikë por mazhorancënn e shqiptarëve.

Eshtë jo vetëm detyrë por mision kombëtar mbështetja e këtyre organeve nëse aspirojmë të përparojmë dhe të ndërtojmë të ardhmen në këtë vend.

Alarmi deri në çmenduri histerike që ka kapur Edi Ramën dhe po materializohet në komunikime ditore apo dëgjesa të sajuara si ajo e Klotilda Bushkës apo rektorit Fatbardh Sollaku është deshmia me e fortë se SPAK është në rrugën e mbarë kushtetuese që i jep ligji.

Po ndodh...

ide