
Varhelyi komenton paralajmërimet e Greqisë se do të bllokojë integrimin e vendit në BE: Nëse se lejon të ecë përpara fqinjin…

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi ka komentuar paralajmërimet e Greqisë se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE për shkak të çëshjes “Beleri”.
Varhelyi u shpreh se “nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse ti nuk e lejon të ecë përpara”.
Ndërsa theksoi se Shqipëria është gati të hapë negociatat për grupkapitullin e parë.
Oliver Varhelyi: Refuzoj që të flas në mënyrë negative për Shqipërinë. Nuk mendoj se ka në Bruksel njerëz që nuk bien dakord për arritjet e Shqipërisë.
Jemi të dakordësuar se Shqipëria është gati të hapë negociatat për grupkapitullin e parë, sado teknik që është si proces nuk e kuptoj pse ne nuk e marrim dot këtë vendim.
Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse ti nuk e lejon të ecë përpara. Duam të hapim negociatat për grup-kapitullin e parë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128