Vasila akuza qeverisë: Gënjeni për faqe të zezë! Blegtorët rrënohen përditë

28 Qershor 2022, 15:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Vasila akuza qeverisë: Gënjeni për faqe të zezë!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë në me situatën ku e ka çuar gjendjen e bujqësisë dhe blegtorisë në vend.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se qeveria jep 60 milionë euro shtesë për rrugën Kardhiq-Delvinë, ndërkohë që blegtorët shqiptarë po rrënohen dhe varfërohen çdo ditë.

Postimi i plotë:

Ja faktet, qe bujqesia po shkaterrohet, ndersa rilindja jep miliona euro shtese per tendera me 99% te vleres! Rilindja qe jep 60 milion euro shtese per Rrugen Kardhiq- Delvine dhe qe jep tenderin me 99% per rruget e jugut nuk ka leke per bujqesine shqiptare. Dhe genjejne per faqe te zeze me deklarata mashtruese per bujqesine dhe per suksese imagjinare.

Blegtoret shqiptare po rrenohen e varferohen perdite dhe shifrat ulerijne

Ja te dhenat zyrtare te vete INSTAT, ne tre vitet e fundit:

1-Numri i gjedheve ka rene me 130 mije krere ose 28 per qind

2-Numri i te leshtave eshte ulur me 380 mije krere ose 20 per qind

3-Numri i te dhirtave eshte ulur me 142 mije ose 15.5 per qind

4-Numri i derrave eshte ulur me 25 mije ose 13.6 per qind.

Krahasoni te dhenat me propaganden bastarde te ketyre te rilindjes qe duke folur per suksese te genjeshterta i ngulin realisht thiken pas shpine fermereve shqiptare.

Vasila akuza qeverisë: Gënjeni për faqe të zezë!

Po ndodh...