“Vendim abuziv”/ Tabaku: Zyra për koordinimin e fondeve të BE, po kompromenton besimin e partnerëve ndërkombëtarë

13 Shtator 2022, 10:38 / POLITIKË ALFA PRESS

“Vendim abuziv”/ Tabaku: Zyra për koordinimin e fondeve të

Deputetja e Partisë Demokratike dhe drejtuesja e Komisionit për Integrimin Europian, Jorida Tabaku ka reaguar ne rrjetin social nëpërmjet një statusi, ku shprehet se kalimi nën varësinë e drejtëpërdrejtë të kryeministrit, i zyrës që është krijuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është kundër parimeve europiane të gjithëpërfshirjes e decentralizimit.

Tabaku gjithashtu ka shtuar se ky është një vendim abuziv për të cilin edhe partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre.

Shkrimi i plotë:

Ditën e djeshme Komisioni i Integrimit Europian diskutoi në lidhje me manaxhimin e fondeve të BE!

???? Në korrik të vitit të kaluar me një vendim abuziv u krijuar zyra për koordinimin e fondeve ku u përfshinë dhe fondet IPA të BE.

???? Kjo zyrë që është krijuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që në fillimet e saj dhe që partnerët i kanë besuar, ka ndryshuar destinacion dhe gjithashtu drejtues duke kompromentuar jo pak besimin dhe raportet me partnerët tanë në lidhje me donacionet.

???? Është fakt që partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur pakënaqësi për kalimin e zyrës nën varësinë e drejtë për drejtë të kryeministrit!

???????? Ka një fakt të padiskutueshëm për mënyrën se si do të manaxhohen këto fonde nga kjo zyrë dhe gjithashtu pavarësinë e saj dhe decentralizimin si koncept.

???????? Mbledhja e disa përgjegjesive si ajo e informimit, koordinimit fondeve BE por dhe e funksioneve lokale në zyrën e KM është kundër parimeve europiane të gjithëpërfshirjes e decentralizimit.

Copëzimi i procesit të integrimit në një moment kur duhet patjetër një përgjegjesi e fortë politike, e lë këtë proces pa drejtues real.

Përgjegjësia politike e ndarë nga ajo teknike si dhe nga ajo e koordinimit të fondeve thjesht eviton mbajtjen e përgjegjësive në një proces ku duhet të ketë një lidership të plotë.

Ky proces kërkon vullnet politik më së pari, vullnet për të transformuar mënyrën se si kemi punuar e operuar deri dje, kërkon transformim rrënjësor të administratës publike, kërkon gjithëpërfshirje, kërkon që ta shndërrojë integrimin një prioritet e proces kombëtar!

Ndjej keqardhje që deri më sot kjo nuk ka ndodhur!

Me sa mundësi e hapësirë kam, do vazhdoj të përpiqem të ndryshoj këtë realitet, me sa forcë e mundësi kam do përpiqem të jap ide e sugjerime, fatkeqësisht zbatimi nuk është në dorën tonë!

Duhet të ndryshojmë për të vazhduar përpara! Nuk ka asnjë rrugë tjetër!

#bisedime #integrimi #opozita #eu #pd #albania #buxhetiintegrimit #rrugabe #be #euascension #tirana #ascension #integration #shqiperia #partiademokratike