Vendimi i Turqisë për të mbështetur Finlandën dhe Suedinë/ Kim: NATO po bëhet më e fortë

28 Qershor 2022, 21:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Vendimi i Turqisë për të mbështetur Finlandën dhe

Vendimi i Turqisë për të mbështetur aplikimet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë është përshëndetur edhe nga ambasadorja Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan se Presidenti Putin donte ta dobësonte NATO-n me luftën e nisur në Ukrainë më 24 shkurt 2022, por ai vetëm sa e ka bërë më të fortë.

“Presidenti Putin donte të dobësohej NATO me këtë luftë. Në vend të kësaj, NATO është më e fortë, më e bashkuar dhe në prag të zgjerimit”, shkruan Kim.