Video-8 Dhjetor 1990/ Kur Sali Berisha falenderonte Ramiz Alinë për themelimin e PD dhe fishkëllehej nga studentët!

Sali Berisha më 8 dhjetor 1990 u shfaq në podium duke pershendetur shpalljen e pluralizmit dhe vendimin e studentëve për themelimin e Partisë Demokratike.
Ai përshëndeti Ramiz Alinë dhe e vlerësoi atë si një njëri të guximshëm, i cili me atë guxim që udhëhoqi ushtrinë në betejat çlirimtare udhëhoqi vendin edhe në betejat e reja të demokracisë.
Pastaj shtoi se shpresonte që Alia të mbetej mik i Partisë Dëmokratike.
Reagimi i studentëve ishte i ashpër dhe Berisha u detyrua të ndërpriste fjalën.
Ndër vite ka pasur shumë akuza dhe aludime, se njerëzit që themeluan PD-në, janë futur nga Sigurimi i Shtetit.
Gjë që nuk mund të vërtetohet, por thjesht mund të kujtojmë me këtë video, se kur themelohej PD, Sali Berisha falenderonte publikisht Alian dhe kërkonte që ai të ishte mik i kësaj partie.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
