VIDEO/ Berisha kërcënon live gazetarët që publikojnë detaje nga dosja e SPAK: Do t’ju trajtoj si kriminelë!

18 Shtator 2024, 18:17 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Berisha kërcënon live gazetarët që publikojnë

Sali Berisha ka kërcënuar gazetarët që publikojnë detaje nga akuza prej 500 faqe e tij për korrupsion komunikuar nga SPAK.

Berisha kërcënoi gazetarët duke i konsideruar ata peng të SPAK dhe premtoi se do merret me ta dhe do ti trajtoj ata si anëtarë të SPAK.

Kërcënimi vjen pasi gazetarët kanë publikuar detaje të rënda që faktojnë historinë korruptive të familjes Berisha, vajzës dhe dhëndrit të tij, si dhe transaksionet miliona euro për të blerë prona në Perëndim. 

“Por në këtë rast, më duhet të ju them gazetarëve dy gjëra. Konstatoj se tek tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi.

Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do të trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë.

Me të tjerët të cilët janë profesionistë, kontribuojnë çdo ditë, mendoj se në dinjitetin e tyre është të marrin guximin, kur lexojnë pasazhe të piramidës së mashtrimit, të shtrojnë pyetje ndaj Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, se është në kodin e gazetarëve se si qëndron e vërteta.

Ne jemi të gatshëm të ju përgjigjemi çdo pyetje që ata kanë, në mënyrë që të mos bëhen viktima të keqpërdorura të një materiali fund e krye, krim politik”, tha Berisha.