Video/ Doli nga grupi parlamentar i PD për të “luftuar” berishizimin, Flutura Açka pranon se në 11 maj ka punuar për Berishën…

2 Qershor 2025, 15:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Video/ Doli nga grupi parlamentar i PD për të “luftuar”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në një intervistë televizive, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke dhënë vlerësimet e saj për arsyet që çuan në humbjen e PD.

Ajo deklaroi se në këto zgjedhje kishte punuar për Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha – një deklaratë që ngjall mjaft habi. Së pari, sepse Açka ishte distancuar publikisht nga PD-ja në Parlament, pasi vula i kaloi Berishës, duke deklaruar se “nuk mund të hesht përballë minimit që po i ndodh demokracisë shqiptare nga bashkëpunimi me pushtetin dhe në dëm të interesave demokrate e kombëtare, nga një grup i vogël opozitar me parime qokash dhe moral të dyshimtë politik.”

Së dyti, habi shkakton edhe fakti që gjatë zgjedhjeve të 11 majit, Açka ka qenë aktive në fushatë në krah të Enkelejd Alibeajt, në një bashkim të atyre që e cilësojnë veten si “anti-berishistë”, të cilët për një kohë të gjatë e kanë sulmuar publikisht Lulzim Bashën, me pretendimin se ai nuk luftonte mjaftueshëm Berishën.

Por, ndryshe nga sa ka deklaruar më parë publikisht, ish-deputetja e PD-së ka vepruar në mbështetje të partisë së drejtuar nga z. Berisha, duke e rreshtuar veten shumë shpejt në krahun e atyre politikanëve që mësojnë më parë hilen sesa punën, sepse ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë.

 

Po ndodh...