Video/ Çmimi i energjisë, Tabaku: Po abuzohet, rritja mund të ishte shmangur
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në rrjetin social Facebook, mbi rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Tabaku theksoi se vendimi i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike është abuziv në këtë kohë krize dhe se zbrazja e xhepave të qytetarëve mund të ishte shmangur pasi në këtë sektor janë shpenzuar 500 mln euro.
“Enti Rregullator i Energjisë, me një vendim abuziv, rriti çmimin e energjisë elektrike për 100 mijë familje!Në periudhën më të egër të krizës, në periudhën më të vështirë të krizës ku kemi një rritje të përgjithshme çmimesh përgjigjia nuk është rritja e talsave dhe tarifave.
Qeveria shqiptare duhet të mbante kostot në buxhetin e shtetit. 500 mln euro janë shpenzuar në sektorin e energjisë elektrike dhe do të justifikonin çdo nevojë që do kishte ky sektor. E papranueshme që kriza e korrupsionit dhe kriza arrogancës të transferohet në xhepat e qytetarëve.
Qeveria ka vendosur tarifën më të lartë të rajonit për energjinë elektrike. 42,8 lek/KWh. Tarifa e dytë më e lartë është 12 lek/KWh në Kosovë gjatë natës. 4 herë më e vogël. E papranueshme që kjo të transferohet në xhepat e qytetarëve”- tha Tabaku.
“Rithemelimi” zgjodhi që të njihet nga Rama, jo nga qytetarët
ide
Posht Ballkonit
Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie
Kush po e zvogëlon Amerikën e madhe në Shqipërinë e vogël
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128